Gloria Estefan po feston ditëlindjen e saj të 65-të me një “Barbie” të krijuar në ngjashmërinë e saj. Kompania amerikanee lodrave Mattel ka krijuar një kukull që përkujton hitin dhe turneun e saj të vitit 1989 “Get on Your Feet”. Këngëtarja kubano-amerikane tha se ka punuar ngushtë me ekipin për krijimin e figurës.
“Unë u dërgova atyre çizmet dhe xhaketën time aktuale nga ai turne, sepse vendosëm që është ndoshta një nga pamjet më ikonike, përveç vajzave. Dhe mendova se ky do të ishte më argëtues sepse ka shumë elementë”, tha Estefan.
ADVERTISING
Estefan tha se bërja e kukullës ishte një nder dhe se ajo kurrë nuk e kishte menduar se diçka e tillë do të ndodhte.
“Unë mendoj se shumë vajza të reja hispanike do të luajnë me kukullën dhe do të kuptojnë se ëndrrat e tyre mund të realizohen. Dhe fakti që një grua hispanike mund të nderohet nga një prej ikonave më të mëdha amerikane që ekziston, është vërtet diçka e bukur”.
Në fund të këtij viti, Estefan do të publikojë një album për Krishtlindje të regjistruar me vajzën dhe nipin, të cilin ajo e konsideroi si projektin më të veçantë të jetës së saj.