Home Ballina Një grua kërcënohet nga burri me të cilin bashkëjeton, Policia jep detaje

Një grua kërcënohet nga burri me të cilin bashkëjeton, Policia jep detaje

0
Një grua kërcënohet nga burri me të cilin bashkëjeton, Policia jep detaje

Policia ka njoftuar se viktima femër kosovare në Lesapoviq ka raportuar se përderisa ishte duke shëtitur me fëmijën e saj është fyer dhe nënvlerësuar nga i dyshuari,me të cilin bashkëjeton.

Gjithashtu i dyshuari i ka thënë se nuk mund të vish në shtëpi dhe në momentin kur ajo ka shkuar në shtëpi nuk ka mundur të hy pasi që dera ishte e mbyllur.

Lidhur me rastin është kontaktuar mbrojtësi i viktimave, ku gjithashtu viktima ka kërkuar masë mbrojtëse.

I dyshuari nuk është hasur nga policia.

Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Exit mobile version