![Nivel rekord çmimi i naftës në Kosovë Nivel rekord çmimi i naftës në Kosovë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/03/Nafta_6-696x470-1-600x360-1.jpg)
Nga 1.75 deri në 1.79 euro varion çmimi i një litri të derivateve të naftës në Kosovë të martën.
Ky çmim shënon rekord maksimal të një litri naftë në vend.
Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve, ka thënë sot se çmimi i naftës sot sillet rreth 1 euro e 75 centë, derisa i benzinës 1 euro e 77 centë.
Në ndërkohë, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se sot qytetari i Kosovës paguan çmimin e njejtë të naftës, sikurse qytetarët e Bashkimit Evropian.
Ai përmes një shkrimi në ‘Facebook’ duke përmendur edhe rritjen e çmimeve të produkteve elementare, ka kritkikuar Qeverinë e Albin Kurtit.
“Sot, qytetari i Kosovës paguan një litër naftë pothuajse me çmim të njëjtë sikurse një qytetar i Bashkimit Evropian por me të ardhura shumëfish më të ulëta. Rritja e çmimeve të produkteve elemalentare po e vështirëson tejmase jetën e qytetarit të Kosovës.Qeveria Kurti, a jeni në Kosovë, a krejt jeni dale”, ka shkruar Tahiri.