![Nis asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejzës” Nis asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejzës”](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/04/FB_IMG_1649513055424.jpg)
Më në fund filluar asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza” në kryeqytet.
Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Muharrem Fejza po asfaltohet!”, ka shkruar Zogaj në Facebook, ku ka bashkangjitur edhe disa fotografi ku shihet se veçse është vendosur shtresa e parë e asfaltit.
Banorët e kësaj lagjeje kanë pasur në vazhdimësi ankesa për ritmin e ngadaltë të punimeve në këtë rrugë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ditë më parë e vizitoi këtë lagje, ku edhe e prezantoi planin e punimeve, duke u zotuar që gjithçka do të përfundojë brenda 40 ditësh.