Home Lajme Nikçi: Njëri nga të arrestuarit për përleshjen në Pejë ka lëndime trupore

Nikçi: Njëri nga të arrestuarit për përleshjen në Pejë ka lëndime trupore

0

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka konfirmuar arrestimin e dy personave të dyshuar për përleshjen në Pejë, e ku një person mbeti i vdekur, shkruan Gazeta Express.

Ai konfirmoi se njëri është ndaluar për veprën penale vrasje e tjetri për shkaktim të rrezikut trupor.

“Si pasojë e një përleshje në një lagje në Pejë një person ka humbur jetën. Dy persona të përfshirë në këtë përleshje janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Njëri i dyshuar për veprën penale ‘Vrasje’ e tjetri për shkaktim të rrezikut trupor”, ka thënë Nikçi në T7.

Më tutje ai tha se ndaj tyre pritet që të caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

“Pasi që të njëjtit janë sjell në stacionin policor prokurorja kujdestare e Departamentit të Krimeve të Rënda ndaj tyre do të caktojë masën e ndalimit për 48 orë. Siç kemi informacione njëri nga të arrestuarit ka plagë trupore nga përleshja”, tha ai.

Videon e emisionit mund ta shikoni KËTU.

Exit mobile version