Pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur të premten mbrëma, Xhavit Gruda nga Komorani.
Xhavit Gruda për një kohë të gjatë ka punuar në ATK dhe ka qenë pjesë e strukturave të një subjekti politik në Drenas.
Për vdekjen e tij ka reaguar edhe Kryesia e LDK në Drenas, shkruan Scanner.
Krytari Bedri Nika ka shkruar se Xhavit Gruda i takonte një brezi të shquar patriotesh që tërë angazhimin e tyre jetësor e kishin në shërbim LDK-së dhe të shoqërisë dhe shtetit të Kosovës.
“Ai la gjurmë të pashlyeshme ne Luften per Liri Pavarsi dhe Demokraci qe nga vitet e 90 e shumë brezave studentësh, ishte po ashtu aktiv edhe në jetën politike duke shërbyer edhe si anëtar i kryesis se LDK-se në Drenas”, shkruan Nika.
Postimi i plotë:
Më pikëllim të thellë, mora lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të mikut tonë dhe aktivistit shume vjeçar të LDK-së Xhavit Gruda.
Xhavit Gruda i takonte një brezi të shquar patriotesh që tërë angazhimin e tyre jetësor e kishin në shërbim LDK-së dhe të shoqërisë dhe shtetit të Kosovës.
Ai la gjurmë të pashlyeshme ne Luften per Liri Pavarsi dhe Demokraci qe nga vitet e 90 e shumë brezave studentësh, ishte po ashtu aktiv edhe në jetën politike duke shërbyer edhe si anëtar i kryesis se LDK-se në Drenas.
Xhavitin do ta përkujtojmë gjithmonë si njeri të urtë dhe intelektual që i dha shumë LDK dhe Kosovës.
Në emrin tim dhe të LDK-së, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij.