Artistja Nicki Minaj ka folur hapur për përvojën e saj me mëmësinë në një intervistë të fundit.
Ajo është shprehur që kur është bërë nënë ka përjetuar shumë ankth. Për shkak se Minaj është shumë e lidhur me djalin e saj 2-vjeçar, ajo thotë se shpeshherë e përjeton keq faktin që është larg tij.
“Më kujtohet që isha në Britani të Madhe dhe thjesht po qaja”.Dhe kur përpiqem ta shoh me FaceTime atë, mërzitem më shumë.” –është shprehur ajo.
Sipas Minaj, djali i saj nuk ka patur kurrë një dadopër shkak të origjinës së saj .Ndërsa për ato nëna që preferojnë të marrin dado për tu kujdesur për të vegjlit e saj ajo thotë.
Duhet ta heq nga mendja se është një gjë e çuditshme, sepse ka mijëra të famshëm që po e bëjnë dhe po rrisin fëmijë të mrekullueshëm”, ka vijuar më tej ajo.
Kur u pyet nëse frika e saj do ta pengonte atë të kishte më shumë fëmijë, ajo shtoi se do të ndihej fajtore nëse nuk i jepte djalit të saj një vëlla apo një motër.
Reperja mirëpriti fëmijën e saj të parë , djalin të cilin e quajnë “Papa Bear”, më 30 Shtator 2020.