Home Rozë Nga situata që i shqetësoi te konkurrentët më të fortë, flet vëllai i Ilirit

Nga situata që i shqetësoi te konkurrentët më të fortë, flet vëllai i Ilirit

0

Ilir Shaqiri prej rreth katër muajsh ndodhet në “Big Brother VIP” dhe duket se po e përballon shumë mirë izolimin. Ai është një nga konkurrentët më të fortë dhe shihet si një nga pretendentët kryesorë për çmimin e madh. Ditën e sotme vëllai i tij Olti ka folur për “Wake Up”.

Ai u shpreh se u shqetësuan pas debatit me Einxhel për historinë që tregoi për tradhtinë e gruas. Sipas Oltit, familja është pika e dobët e Ilirit dhe vetëm aty e humb durimin. 

“E vetmja gjë që ndodhi ishte kur pati debat në Prime me Einxhel për familjen. Ilirin nuk e cënon asgjë derisa i prek familjen, ashtu si cdo prind, bëhet nevrik. Është pika e tij e dobët ku humb durimin”, tha Olti. 

Për konkurrentin më të fortë, Olti përmendi emrin e Arjolës dhe Donaldit.

Exit mobile version