Mbretëresha Elizabeth II, një nga fytyrat më të njohura në botë, është parë nga një princeshë e re në skenën gala mbretërore në vitet 1950, tek stërgjyshja 95-vjeçare e deri tek shoqërimi me yjet e showbiz-it në ngjarjet mbretërore, sot. Njerëzit e famshëm gjatë shtatë dekadave të fundit që Lartmadhëria e saj ka takuar ,që kur erdhi në fron në Shkurt 1952 janë të shumtë.
Mbretëresha, asokohe 29 vjeç, takoi regjisorin e filmit “Rear Window”, si dhe aktorët e ekranit Ava Gardner dhe Gina Lollobrigida. Në Shkurt 1983, Mbretëresha britanike takoi këngëtarin amerikan Frank Sinatra dhe yje të tjerë të Hollivudit në një darkë të organizuar nga Zonja e Parë Nancy Reagan.
Emra të tjerë të shquar të prezantuar me monarken në vitin 2011 përfshinin aktoren dhe këngëtaren Jennifer Lopez, gruan dhe artisten e Beatle John Lennon, Yoko Ono,etj. Këngëtarët Elton John, Stevie Wonder dhe reperi amerikan Will.I.aAm biseduan me Mbretëreshën në prapaskenë në koncertin e Jubileut të Diamantit në pallatin Buckingham më 4 Qershor.
Mbretëresha Elizabeth e bëri aktoren Angelina Jolie një Damë Nderi në një ceremoni private në Pallatin Buckingham më 10 Tetor 2014 në njohje të fushatës së saj për t’i dhënë fund dhunës seksuale në zonat e luftës. Jolie është një nga disa fytyra të famshme, duke përfshirë Anna Wintour dhe Michael Caine, të cilët me kalimin e viteve, Mbretëresha i ka dhënë titullin e një Dame ose një Kalorësi.