Sport “Nga 15 milionë dolën vetëm 4”, Piers Morgan: Argjentinasit që nuk e takuan Messin mendojnë se Maradona GAZETA SCANNER - 08:39 | 21/12/2022 0 Gazetari dhe prezantuesi britanik Piers Morgan tha se ai e konsideron Diego Maradona futbollistin më të mirë në historinë e Argjentinës. “Popullsia e Buenos Aires është 15 milionë njerëz. Vetëm katër prej tyre i dolën Messit. 11 milionë të tjerë qëndruan në shtëpi sepse, si unë, ata mendojnë se Maradona është ende lojtari më i mirë argjentinas?”, shkruan Morgan në rrjetet e tij sociale. Sipas vlerësimeve paraprake, 3 deri në 4 milionë njerëz dolën në rrugët e Buenos Aires. Ata bllokuan shumicën e rrugëve dhe paralizuan trafikun. Më 18 dhjetor, kombëtarja e Argjentinës mposhti skuadrën franceze në finalen e Kupës së Botës 2022 (3:3, 4:2 në penallti) dhe fitoi trofeun për herë të tretë. Për nder të kësaj ngjarjeje, Presidenti Alberto Fernandez nënshkroi një dekret që shpalli 20 dhjetorin ditë pushimi.