Home Lajme Nga 1 shtatori nxënësit në Kosovë dhe Shqipëri do të mësojnë me një abetare

Nga 1 shtatori nxënësit në Kosovë dhe Shqipëri do të mësojnë me një abetare

0
Nga 1 shtatori nxënësit në Kosovë dhe Shqipëri do të mësojnë me një abetare

Me një shtator nxënësit në Kosovë e në Shqipëri do të mësojnë me një abetare. Në hartimin e kësaj abetareje po punojnë ekspertë nga të dy shtetet e së fundi është kërkuar që në komisionin hartues të ketë edhe psikologë.

U botua në vitin 2012.

Krejt kjo me qëllimi që nxënësit e Kosovës e Shqipërisë, të mësonin nga e njëjta libër.

Por, përderisa në Kosovë u përdor vetëm kjo abetare, në Shqipëri nuk ndodhi e njëjta.

“Mendoj qe nëse eshtë e njëjta qasje sikur me abetaren paraprake, me ate ka qenë msimi kompleks i shkronjave, e mesimdhenesit nuk kanë qenë të gatshëm…”, thotë Ismet Potera, ekspert i arsimit.

E puna më e madhe për një abetare të re të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë, duket se tanimë është bërë.

Këtë e konfirmoi edhe kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët pas mbledhjes së dy qeverive të hënën.

Ndërkohë nga Ministria e Arsimit, për Tëvë1 e kanë konfirmuar datën se kur kjo abetare e re do të jetë në duart e nxënësve.

“Ajo do të jetë në duart e nxënësve më 1 shtator 2022, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Abetarja e përbashkët Kosovë – Shqipëri është si rezultat i mbledhjes së dy qeverive, në nëntorin e vitit 2021. Aktualisht jemi në periudhën e ankesave, në rast se kanë shtëpitë tjera botuese”, thonë nga Ministria e Arsimit.

Por, ekspertët e arsimit, kanë vërejtje e tyre për përzgjedhjen e anëtarëve të komisionit për hartimin e abetares.

“Me sa e pash të gjithë janë gjuhetar, nuk kishte psikolog etj..”, thotë Potera.

Ndryshe, shtëpitë botuese që e fituan garën për botimin e abetares unike, janë të njëjtat sikurse në vitin 2012. /Tëvë1/

Exit mobile version