Home Rozë Neymar publikon fotografi me të dashurën

Neymar publikon fotografi me të dashurën

0
Neymar publikon fotografi me të dashurën

Ylli brazilian i futbollit, Neymar, e ka shpërndarë një fotografi të rrallë me të dashurën e tij, Bruna Biancardi, në Instagram.

Duke qenë dita e të dashuruarve në vendin e tij, sulmuesi i Paris Saint-Germainit ka bërë edhe një dedikim për këtë ditë.

“Gëzuar ditën e të dashuruarve”, është përshkrimi që ka zgjedhur futbollisti për fotografinë e përbashkët me të dashurën, me të cilën është në lidhje për më shumë se një vit.

Në anën tjetër, partnerja e tij ka shpërndarë po ashtu fotografi të përbashkëta me Neymarin.

“Gëzuar ditën e parë të të dashuruarve për ne”, është përshkrimi që ka zgjedhur Bruna.

Exit mobile version