![Newcastle United s’ndalet këtë edicion në Premierligë, regjistron fitoren e 10-të radhazi dhe kalon Cityn në tabelë Newcastle United s’ndalet këtë edicion në Premierligë, regjistron fitoren e 10-të radhazi dhe kalon Cityn në tabelë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/12/newca.jpg)
Newcastle United po vazhdon me formë të shkëlqyer këtë edicion në Premierligë duke regjistruar fitoren e 10 radhazi dhe të 15-tën pa disfatë në të gjitha garat.
Skuadra e Newcastle United triumfoi sot 0:3 në udhëtim kundër Leicester Cityt në “King Power Stadium”.
Wood dhe Almiron në minutat 3 dhe 7 i dhanë epërsinë e hershme ekipit mysafir.
Fitorja bindëse u vulos në minutën e 32-të kur Joelinton dërgoi topin në rrjetë.
Me këtë fitore, Newcastle United ngritet në pozitën e dytë në tabelë me 33 pikë, duke e lënë prapa Cityn me një pikë më pak, por “Qytetarët” kanë dy takime më pak.
Lider mbetet Arsenali që ka 37 pikë dhe që e luan sonte ndeshjen në shtëpi kundër West Ham United.