Home Lajme Neurokirurgu Gjinolli thotë se po abuzohet me parat për ndërtimin e spitaleve të reja

Neurokirurgu Gjinolli thotë se po abuzohet me parat për ndërtimin e spitaleve të reja

0
Neurokirurgu Gjinolli thotë se po abuzohet me parat për ndërtimin e spitaleve të reja

Neurokirurgu, Talat Gjinolli ka ngritur kritika për ndërtimet e objekteve publike shëndetësore në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Gjinolli ka thënë se ndërtimi i objekteve publike shëndetësore pa sistem shëndetësor funksional është abuzim i pastër i parasë publike.

“Planifikimi dhe ndërtimi i objekteve publike shëndetësore, pa SISTEM shëndetësor funksional, thjesht është diletantizëm, në mos “abuzim” i pastër me paranë publike. Kemi SEKTOR por JO SISTEM shëndetësor”, ka shkruar ai në Facebook.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar anëtari i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve, Muhamedali Kodra.

Sipas Kodrës, nuk kemi nevojë për objekte dhe spitaleve të reja shëndetësore, pasi kërkesat e tilla janë shpërqëndrimin nga reforma.

“Të gjithë e dijmë që nuk kemi nevojë për objekte dhe spitale të tjera. Edhe sponzoruesit e kësaj ideje e dinë. Kërkesat e këtilla më shumë e kanë qëllim shpërqëndrimin nga reforma (blerje kohe për zgjatjen e kësaj gjendje) se sa në fakt realizimin e kërkesave të tilla” ka komentuar ai në postimin e neurokirurgut.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=434497978830230&id=100068100932457
Exit mobile version