Home Lajme Nesër të gjithë punëtorët në grevë njëorëshe

Nesër të gjithë punëtorët në grevë njëorëshe

0
Nesër të gjithë punëtorët në grevë njëorëshe

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmes një njoftimi, ka paralajmëruar qytetarët se nesër, në orët e para të punës, në nivel vendi, do të mbahet grevë paralajmëruese njëorëshe e të punësuarve në të gjitha institucionet e vendit.

“Kryesia ekzekutive e BSPK-së mori vendim që nesër të hymë në një grevë njëorëshe, si paralajmërim për partnerin tonë social që ne të ulemi e të diskutojmë për problemet e sindikatave në Kosovë. Kështu, nesër të gjitha sindikatat federale që janë brenda BSPK-së, si dhe ato që jemi në partneritet, do të solidarizohen me ne për këtë grevë njëorëshe që do të mbahet nesër” tha kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli për RTK-në.

Ai theksoi se dialogu është i mirëpritur në çdo kohë dhe që janë të gatshëm të bisedojnë për të gjetur zgjidhjen për problemet e shumta të punëtorëve, ndryshe takimin sa për sy  faqe, ai e quajti të kotë.

“Dialogu social për ne është shumë i rëndësishëm, sepse kërkesat tona janë shumë të arsyeshme”, theksoi, ndër të tjera, Hykolli.

Exit mobile version