Home Lajme Nesër dy seanca plenare në Kuvendin e Kosovës

Nesër dy seanca plenare në Kuvendin e Kosovës

0
Nesër dy seanca plenare në Kuvendin e Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër për të zhvilluar seancën e radhës.

Kjo seancë do të filloj në ora 11:00.

Në kuadër të rendit të ditës janë gjithsej 10 pika.

Rendi i ditës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Shqyrtim i Projektligjit nr.08/L-169 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Fiscalis” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e tatimit,
  4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-170 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Doganat” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e Doganave,
  5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-171 për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Projektin Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizren (PIT) ndërmjet Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave , Punës dhe Transfereve dhe Republikës Federale të Gjermanisë përfaqësuar nga GIZ,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve,
  8. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022,
  9. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
  10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.-Ndërkaq në seancën e dytë:Shqyrtim i parë i Projektligjit nr.08/L-179  për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike
Exit mobile version