Home Lajme Nënshkruhet marrëveshje midis policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Nënshkruhet marrëveshje midis policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

0
Nënshkruhet marrëveshje midis policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

U.d i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Fehmi Hoti ka takuar drejtorin e policisë së Shqipërisë, Muhamet Rrumbullakun.

Në këtë takim, morën pjesë edhe menaxhmenti i lartë i policive të Kosovës dhe Shqipërisë

Ky është njoftimi i plotë:

U.d drejtori i përgjithshëm i Policisë se Kosovës pret në takim drejtorin e Policisë së Shtetit

Prishtinë, më 18 nëntor 2022

U.d drejtori i përgjithshëm i Policisë se Kosovës z. Fehmi HOTI, ka pritur dhe zhvilluar një takim miqësor me drejtorin e Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë z. Muhamet RRUMBULLAKU.

Delegacioni i Policisë së Shtetit i kryesuar nga drejtori i përgjithshëm ka zhvilluar takim njohës me homologun nga Policia e Kosovës. Në takim pos dy krerëve të institucioneve, morën pjesë edhe manaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë.

Në takim, pas fjalëve përshëndetëse u diskutuan tema që lidhen me natyrën e punës policore me theks të veçantë në bashkëpunimin mes dy policive të dy shteteve mike, si dhe u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Zotimi i dy përfaqësuesve kryesor të dy institucioneve simotra, ishte se bashkëpunimi mes dy policive do të ngritët në vazhdimësi dhe në të ardhmen do të vazhdojë edhe në fusha të reja me interes të përbashkët.

Exit mobile version