Home Lajme Nënkryetarja e Prishtinës, Sahatçiu: Prej sot fillon kapitulli i ri për Prishtinën e pastër

Nënkryetarja e Prishtinës, Sahatçiu: Prej sot fillon kapitulli i ri për Prishtinën e pastër

0
Nënkryetarja e Prishtinës, Sahatçiu: Prej sot fillon kapitulli i ri për Prishtinën e pastër

Nënkryetarja e Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu, ka thënë se nga sot fillon një kapitull i ri për Prishtinën e pastër.

Sahatçiu i ka bërë këto komente pas shkarkimit të menaxhmentit të KRM “Pastrimi”.

“Prej sot fillon kapitulli i ri për Prishtinën e pastër. Fillim i ri me KRM ‘Pastrimi’. Fillim i ri me menaxhim të ndërmarrjeve publike lokale në Prishtinë. Kështu politika bëhet shembull i mirë për të mirën e përbashkët, vlerën publike. Hapet rrugë për transformim. Prishtina nuk guxon t’jetë në këtë gjendje me menaxhim të mbeturinave as edhe një ditë tjetër. Ecim tutje”, ka shkruar Sahatçiu.

Exit mobile version