Home Lajme Nëna iu punësua në Universitetin e Gjakovës, këshilltarja e Nagavcit: Gabim teknik

Nëna iu punësua në Universitetin e Gjakovës, këshilltarja e Nagavcit: Gabim teknik

0
Nëna iu punësua në Universitetin e Gjakovës, këshilltarja e Nagavcit: Gabim teknik

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka emëruar në pozitën anëtares se Këshillit drejtues të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Valbona Puka-Gola e cila është nëna e këshilltares politike të Nagavcit Arrita GolësPor, kjo e fundit e cila është edhe pjesë e kabinetit të Ministres tha se ka qenë lëshim teknik dhe se nëna e saj nuk do të jetë pjesë e Universitetit të Gjakovës.

Gazeta Insajderi ka siguruar dokumentin në të cilën thuhet se Valbona Puka-Gola është emëruar nga Ministrja e Arsimit.

Edhe në web-faqën zyrtare të MASHT figuron emri i Arrita Pukës të cilës ju punësua nëna.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me këshilltaren e Nagavcit ajo tha se nuk ka qenë në dijeni të një vendimi të tillë dhe e quajti gabim teknik.

“Unë nuk kam qene e informuar për ketë vendim (e kuptova nga mesazhi juaj). Kontaktova edhe me kabinetin dhe me njoftuan se është bërë lëshim teknik ne citimin e emrave. Ju lutem, çfarëdo vendimi te lëshuar konsideroni si te pavlefshëm, sepse nena ime nuk është pjesë e KD te Universitetit te Gjakovës”, tha ajo.

Tutje Gola shtoj se ky vendim nuk vlen dhe do të korrigjohet.

“Nena ime nuk është njoftuar për ndonjë propozim te mundshëm, e as nuk është njoftuar për ndonjë vendim të tillë, as përmes telefonit e as përmes kanaleve zyrtare te komunikimit, siç do të duhej sipas ligjit për procedurën e përgjithshme administrative. Prandaj vendimi nuk vlen dhe do të korrigjohet”, tha ajo.

Kjo nuk është hera e parë që përmendet emri i ministres Arbërie Nagavci për nepotizëm. Ajo në prill ka përzgjedhur dhe rekomanduar për bursa studimi në universitete të huaja disa militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë edhe djalin e deputetes të kësaj partie, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

Exit mobile version