Home Rozë Nëna e pesë fëmijëve tregon arsyen e ndarjes me Mauro Icardin

Nëna e pesë fëmijëve tregon arsyen e ndarjes me Mauro Icardin

0

Wanda Nara i dha fund lidhjes me Mauro Icardin disa javë më parë.

U tha se tradhtia ishte arsyeja kryesore e ndarjes së çiftit të njohur argjentinas, por duket se e vërteta qëndron diku tjetër.

Në një intervistë dhënë për “Vanity Fair”, bukuroshja argjentinase, deri dje bashkëshorte dhe menaxhere e futbollistit të Paris Saint-Germainit, i huazuar në Galatasarat, ka folur për motivet që e kanë shtyrë që të ndahet nga ish-sulmuesi i Sampdorias dhe Interit.

“E vërteta është se unë i kam pesë fëmijë, i kam pasur të gjithë në gji, i kam rritur dhe u jam dedikuar atyre për 10 vjet. Së fundmi, ia shpreha Mauros dëshirën për t’u rikthyer për të punuar, por atij nuk i pëlqeu kjo ide. Në Argjentinë vazhdojnë të më propozojnë programe për t’i drejtuar dhe mua televizioni më pëlqen shumë. Kjo nuk nënkupton se do t’i anashkaloj fëmijët: Mauro ushtron dy orë në ditë dhe pjesën tjetër të kohës është në shtëpi. A nuk mund të më ndihmojë ai?”, shprehet ish-gruaja e Maxi Lopezit.

Exit mobile version