Ishte tetori i vitit 2011, dhe kjo maune me targa serbe dhe e mbushur gjithashtu me mallra nga Serbia, përfundoi e përmbysur.
Këtë veprim asokohe e bënë aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje, e që për qëllim kishte kundërshtinë ndaj importeve që bëheshin nga shteti serb.
Për bojkot të këtyre produkteve kishte edhe kampanja të mëhershme e që vazhduan ndër vite.
Tashmë kur qeveria Kurti i ka bërë 20 muaj qeverijse shifrat e importit nga Serbia janë më të larta krahasuar me periudhat paraprake.
Importet nga Serbia kanë kapur vlerën e 34 milionë eurove vetëm gjatë këtij muaji. Krahasuar me tetorin e vitit të kaluar këtë vit janë importuar 3 milionë euro mallra më shumë.