Në vitin 2022 kemi pasur rritje të çmimit të produkteve të naftës.
Në këtë çështje kishte ndikim lufta Rusi- Ukrainë
Qeveria e Kosovës, për këtë kishte caktuar çmimin tavan të këtyre karburanteve, në mënyrë që të mos ketë rritje ekstreme. Por, më nuk është në fuqi ai udhëzim.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka treguar se sa janë çmimet e karburantit në prag të vitit të ri.
Berjani ka bërë të ditur se nafta është 1.43 cent për litër, ndërsa benzina 1.30 cent për litër.
Sipas tij, çmimet dhe tregu priten të stabilizohen në marsin e vitit të ardhshëm.