Home Ballina Në shtëpinë e Agnesa Vuthajt u vodhën mbi 100 mijë euro para të gatshme dhe 300 mijë euro stoli ari

Në shtëpinë e Agnesa Vuthajt u vodhën mbi 100 mijë euro para të gatshme dhe 300 mijë euro stoli ari

0
Në shtëpinë e Agnesa Vuthajt u vodhën mbi 100 mijë euro para të gatshme dhe 300 mijë euro stoli ari

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur së fundi në Graçanicë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin, përpos faktit se aty janë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.

Graçanicë, 13.07.2022 –. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Njësitë policore relevante janë duke hetuar rastin”.

E shtëpia e vjedhur në këtë rast i takon ish-miss Kosovës, Agnesa Vuthaj.

Madje gjatë ditës së djeshme janë dhënë detaje shtesë lidhur me këtë rast.

Në shtëpinë e ish-miss Kosovës thuhet të jenë vjedhur 100 mijë euro para të gatshme, si dhe stoli ari në vlerë 300 mijë euro.

“Ju njoftojmë se so me datë 13.07.2022, rreth orës 12:45 nga Sigurimi i Lagjes Marigona, kemi pranuar informatën për një vjedhje nga shtëpia në rrugën Montana. Lidhur me këtë informatë është angazhuar njësia policore AG-101, ku e njëjta ka kontaktuar me sigurimin dhe na njofton se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e Agnesa Vuthajt, ku kjo e fundit nuk është prezente dhe kanë vjedhur diku mbi 100 mijë euro para të gatshme dhe diku rreth 300 mijë euro gjëra të çmueshme, duke përfshirë këtu ari, orë dhe bizhuteri të ndryshme”, thuhej ndër të tjerash në detajet e publikuara dje.

Lidhur me rastin janë informuar njësitë përkatëse policore, të cilat po merren me rastin.

Por padyshim e rëndësishme në këtë rast është edhe prejardhja e parave të shumta të cilat Agnesa Vuthaj mbante në shtëpi, si dhe vlerat e larta të stolive kur dihet se ajo ishte Miss Kosova në vitin 2003 dhe që nga atëherë është përfolur vetëm në disa raste për disa lidhje me miliarder , si rasti i Chetan Sandesara.

Sandesara ishte shpallur në kërkim nga shteti Indian, teksa Agnesa Vuthaj e shoqëronte atë në aeroplanin privat në udhëtime “zyrtare”.

Madje përmes lidhjeve që kishte në Qeveria, Agnesa i kishte siguruar “mikut” të saj indian një takim me ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Exit mobile version