Home Lajme Në Selinë qendrore të PDK-së vazhdojnë vizitat e shumëta të mërgimtarëve

Në Selinë qendrore të PDK-së vazhdojnë vizitat e shumëta të mërgimtarëve

0
Në Selinë qendrore të PDK-së vazhdojnë vizitat e shumëta të mërgimtarëve

Vazhdojnë vizitat e mërgimtarëve tanë në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, kështu ka deklaruar Kryetari i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, njëherësh deputet i kësaj partie, Elmi Reçica.

“Fluksi i madh dhe i vazhdueshëm i tyre edhe pas Javës së Mërgatës, tregon për një dinamikë të re e cila nuk është parë më parë. Kësisoj, pritëm mërgimtarët nga Kanadaja, SHBA-ja e largët, Zvicra, Suedia, Italia dhe Franca”, ka theksuar z. Reçica.

Komisioni për Organizimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Mërgatë, ka potencuar z. Reçica, përgjatë këtyre ditëve ka pritur ngrohtësisht një numër të madh të mërgimtarëve gjithandej shteteve të botës.

Exit mobile version