Policia në Lipjan ka arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhje të rënda.
I dyshuari po kërkohej për disa raste të vjedhjeve, që kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.
“R.B . mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, thuhet në njoftimin e policisë.