Shkruan: Besa Ismaili
Zërat dhe rënkimet e familjarëve të viktimave të masakruar në Sërbrenicë, janë bërë burime thelbësore në histografinë e Ballkanit, e cila nuk njeh ngjarje më mizore në shekujt e fundit, e pas Holokaustit, as ajo Evropiane.
Ajo ndodhi disa vite pasi që Kombet e Bashkuara e kishin shpallur atë si “zonë të sigurtë”, për t’u braktisur më vonë dhe për t’i lënë civilët në duart e vdekjes së kriminelit të luftës Mlladiq.
Ky do të ishte veprimi më i turpshëm në historikun e këtij institucioni. E shkelur dhe e përgënjeshtuar çdo e drejtë njerëzore dhe e nëpërkëmbur tejmase jetesa.
Mbi 8.000 civil te paarmatusur u masakruan nga ushtria Serbe, një mizori e paimagjinueshme, e cila nuk kuresu as foshnje dhe se këto skena do të përkujtohen si faqe të errëta në historinë njerëzore.
Autorët nuk u mjaftuan me kaq, ata u rikthyen për t’i mbuluar krimet me mjete të ndryshme.
Fatmirsisht dështuan dhe u rikthyen tek narracioni i mohimit të gjenocidit.
Fatkeqësisht ende ka mbetje të këtij narracioni, madje i fuqishëm, që ndërton përveç tjerash, një narracion fashist me qasje fashiste në politikën aktuale serbe.
Serbia sot përveç mohuese e gjenocidit, është edhe strehuese e kriminelëve të luftës. Serbia është varri i viktimave të Kosovës. Aty janë nxjerrë mbetjet mortore të bijve dhe bijave tona, të cilat përmes një ndërmarrësie shtetëore janë dërguar atje, varrosur e zhvarrosur dhe negociuar mbi to. Por për Serbinë dhe krimet e saj në Kosovë nuk ka një Gjykatë Speciale.
“Mos e harroni Srebrenicën” janë thirrjet që kërkojnë drejtësi pa rreshtur dhe që çmontojnë imagjinatën se sa të dhimbshme janë kujtimet dhe vuajtjet që ky gjencid i ka shkaktuar, e që të cilat vazhdojnë të rënkojnë.
Nga këtu, si çdo ditë këto 27 vite i bashkohem zërave që kërkojnë drejtësi dhe njohje zyrtare të gjenocidit nga institucionet e larta të shtetit Serb, përfshi presidentin e tanishëm dhe vartësit e tij.
Mohimi i gjenocidit është jo vetëm mohim i historisë por është ëshë mohim i së ardhmes, pavarësisht përpjekjeve dhe planeve.
Zëri im bashkohet në aradhat e zërave tuaj për kërkimin e drejtësisë!
Dua drejtësi për kriminelët më barbarë në historinë e Ballkanit dhe dua liri për çlirimtarët.