Home Sport Në Itali askush nuk e ka fituar Scudetton me 5 humbje në fazën e parë, inter tashmë lufton për në top katërshe

Në Itali askush nuk e ka fituar Scudetton me 5 humbje në fazën e parë, inter tashmë lufton për në top katërshe

0
Në Itali askush nuk e ka fituar Scudetton me 5 humbje në fazën e parë, inter tashmë lufton për në top katërshe

Mbrëmjen e djeshme Juventus arriti të mposht Interin në Torino me rezultatin 2-0.

Zikaltërit bënë një lojë shumë të mirë në pjesën e parë, por duke shpërdoruar të gjitha shanset e arta për të kaluar të paktën dy herë në avanatazh. Calhanoglu tentoi disa herë nga distanca me disa goditje më të vërtetë të jashtëzakonshme dhe potente, por Szczesney ka qenë i vëmendshëm në të gjithë sfidën. Më pas ishte rasti i Dumfries ku me portën e boshatisur nuk mundi ta dërgonte topin në rrjetë.

Gjithsesi, Ishte Juventus që me dy asistimet e serbit Kostic erdhën golat e Rabiot dhe Fagiolit. Kjo është ndeshja e katërt e madhe e humbur dhe e pesta në total për Interin në Serie A. Në fakt është shqetësuese, duke marrë parasysh se asnëjë ekip në Serie A nuk ka mundur të fitojë Scudetton me 5 humbje që në fazën e parë të Serie A.

Exit mobile version