Në fshatin Palaj, në një fabrikë që punon për nevojat e KEK-ut, është duke u bërë riparimi i motorëve elektrikë 1150 kilovat dhe 660 kilovat.
Agron Hamiti, punëtor i kësaj fabrike, ka thënë se fillimisht sot janë hequr shufrat e dëmtuara nga rotori i motorit elektrik 1150 kilovat.
“Fabrika ku punoj unë është në fshatin Palaj dhe punon për nevojat e KEK-ut. Fabrika i ka dy punëtori. Punëtoria elektrike dhe punëtoria e makinerive. Sot kemi vazhduar me riparimin e motorëve elektrikë 1150 kilovat dhe 660 kilovat”, tha ai për Klankosova.tv.