![Në Bruksel arrihet marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave arkivore Në Bruksel arrihet marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave arkivore](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/04/LAJCAKU.jpg)
Kosova dhe Serbia raportohet se kanë rënë dakord të shkëmbejnë të dhëna arkivore, të cilat mund të ndihmojnë në gjetjen e personave të zhdukur nga të dyja palët, ka mësuar N1 në Bruksel.
Informacioni do të jepet “me kërkesë” nga të dyja palët, jo automatikisht.
Serbia kishte insistuar në “hapjen e arkivave të UÇK-së”, ndërsa Prishtina pretendonte se nuk kishte arkiva të UÇK-së, por vetëm arkiva të asaj periudhe.
Një raund i ri i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit zyrtar ka nisur mëngjesin e sotëm në Bruksel.
Deri më tani ka përfunduar një raund i takimeve dypalëshe ndërmjetësuar nga Miroslav Lajçak.