Home Lajme Botë Ndërron jetë ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter

Ndërron jetë ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter

0
Ndërron jetë ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, i cili shërbeu gjatë administratës së presidentit amerikan Barack Obama, ka vdekur në moshën 68-vjeçare.

Carter, i cili ishte në atë pozicion për dy vjetët e fundit të mandatit të Obamës, ishte, ndër të tjera, përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e veprimeve ushtarake kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Që nga largimi nga shërbimi publik, Carter ka drejtuar Qendrën Belfer për Shkencën dhe Çështjet Ndërkombëtare në Harvard.

Exit mobile version