Home Lajme Ekonomi Ndalohet vëzhgimi me kamera për të gjitha bizneset në Prishtinë

Ndalohet vëzhgimi me kamera për të gjitha bizneset në Prishtinë

0
Ndalohet vëzhgimi me kamera për të gjitha bizneset në Prishtinë

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka bërë të ditur se gjatë vëzhgimit të 59 bizneseve në Prishtinë ka rezultuar se shumica e kanë aplikuar vëzhgimin me kamera në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Kësisoj AIP ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të përpunimin të të dhënave personale përmes vëzhgimit me kamerë.

“Në të gjitha rastet ku është gjetur se kontrolluesi ka instaluar sistemin e vëzhgimit me kamerë në kundërshtim me dispozitat ligjore, AIP ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të përpunimit të të dhënave personale përmes vëzhgimit me kamerë dhe shkatërrimin e të dhënave të grumbulluara përmes këtij sistemi, deri në datën e pranimit të vendimit. Vëzhgimi me kamerë mund të fillojë pas plotësimit të kritereve sipas dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në çdo rast, kur të njëjta biznese instalojnë sistemin e vëzhgimit me kamerë, pa plotësimin e kritereve ligjore, ndaj tyre do të ndërmerren masat sanksionuese, respektivisht do të shqiptohet gjobë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), në kuadër të mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka kryer inspektime sipas detyrës zyrtare të një numri të madh të kontrolluesve (59 biznese), lidhur me ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale, përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë.

Gjatë procesit të inspektimit, inspektorët e AIP-së kanë konstatuar se shumica e kontrolluesve kanë aplikuar vëzhgimin me kamera në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke mos plotësuar kriteret e parapara me ligj.

Në të gjitha rastet ku është gjetur se kontrolluesi ka instaluar sistemin e vëzhgimit me kamerë në kundërshtim me dispozitat ligjore, AIP ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të përpunimit të të dhënave personale përmes vëzhgimit me kamerë dhe shkatërrimin e të dhënave të grumbulluara përmes këtij sistemi, deri në datën e pranimit të vendimit. Vëzhgimi me kamerë mund të fillojë pas plotësimit të kritereve sipas dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në çdo rast, kur të njëjta biznese instalojnë sistemin e vëzhgimit me kamerë, pa plotësimin e kritereve ligjore, ndaj tyre do të ndërmerren masat sanksionuese, respektivisht do të shqiptohet gjobë.

Me këtë rast, AIP u bën thirrje të gjithë kontrolluesve (publikë dhe privatë) të cilët aplikojnë vëzhgimin me kamera, këtë ta bëjnë sipas kritereve të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Exit mobile version