Home Rozë Ndahet nga jeta aktori i “Sopranos”, Tony Sirico

Ndahet nga jeta aktori i “Sopranos”, Tony Sirico

0
Ndahet nga jeta aktori i “Sopranos”, Tony Sirico

Aktori amerikan Tony Sirico, i cili u bë më i njohur për rolin e gangsterit Pauly Walnuts në serialin hit “The Sopranos” dhe u shfaq shpesh në filmat e Woody Allen, ka ndërruar jetë të premten në moshën 79-vjeçare.

Sirico kishte një rol kryesor në serialin HBO, i cili filloi në 1999 dhe u bë një hit i madh televiziv. Edhe pse ai luajti role të vogla në gjashtë filma të Woody Allen nga viti 1994 deri në 2016, Sirico nuk ishte veçanërisht i njohur përpara rolit të tij si njëri prej anëtarëve të familjes mafioze të Tony Soprano, të luajtur nga James Gandolfini.

Në serialin “The Sopranos” Pauly Walnuts ishte një kriminel që herë pas here shfaqte ndjenja fisnike, herë komike, por gjithmonë besnike ndaj shefit të tij.

Sirico shpesh luante mafiozët italo-amerikanë. Ai luajti një rol të vogël në filmin Goodfellas të Martin Scorsese.

Ai u shfaq në filmat e Woody Allen-it Bullets Over Broadëay (1994), Venus Irresistible (1995), Everybody Says I Love You (1996), Breaking Up Harry (1997), Celebrities (1998) dhe “Cafe Society” (2016).

“Me pikëllim të madh, por edhe dashuri dhe shumë kujtime të bukura, familja e Gennaro Anthony “Tony” Sirico dëshiron t’ju ​​informojë për vdekjen e tij në mëngjesin e 8 korrikut 2022”, shkroi vëllai i tij në një postim në Facebook.

I lindur në Brooklyn më 29 korrik 1942, Sirico kreu një dënim 20 muaj burg për armëmbajtje në fillim të viteve 1970. Roli i tij i parë në film ishte në filmin e vitit 1974 Crazy Joe, por ai që e bëri të famshëm ishte në serialin The Sopranos, shkruar nga David Chase.

“Kur lexova për herë të parë skenarin e David Chase, menjëherë e kuptova se do të ishte diçka e veçantë”, tha Sirico. “Ishte pikërisht ajo që kërkoja gjatë gjithë jetës sime…E kuptova menjëherë se ishte një rol për të cilin mund të vrisja”, tha ai për IMDB./abcnews.al/

Exit mobile version