Home Sport Napoli pranë rinovimit me Rrahmanin, zbulohet paga e re e yllit kosovar

Napoli pranë rinovimit me Rrahmanin, zbulohet paga e re e yllit kosovar

0
Napoli pranë rinovimit me Rrahmanin, zbulohet paga e re e yllit kosovar

Gazetari i njohur italian, Nicolo Schira ka raportuar se Napoli është afër arritjes së marrëveshjes për rinovimin e kontratës me Amir Rrahmanin.

Mbrojtësi kosovar ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me ekipin italian, duke u bërë shtylla e mbrojtjes.

Sipas Schiras, marrëveshja është pothuajse gati, ndërsa zyrtarizimi pritet të ndodhë gjatë muajit nëntor.

Rrahmani do të përfitojë 2.8 milionë euro me kontratën e re. 

Exit mobile version