Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Veseli, pas vdekjes në Nënës së ish-kryetarit të PDK-së, i cili gjendet në Hagë si i akuzuar, raporton Scanner.
“Humbja e prindit, është një moment shumë i rëndë, e veçmas kur nuk ke mundësi të gjendesh afër. Prandaj në këtë dhembje të madhe i shpreh ngushllime z. Kadri Veseli, familjarëve dhe miqëve të kësaj familje të respektuar”, shkruan Mustafa.
Postimi i plotë:
E prita me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli.
Humbja e prindit, është një moment shumë i rëndë, e veçmas kur nuk ke mundësi të gjendesh afër. Prandaj në këtë dhembje të madhe i shpreh ngushllime z. Kadri Veseli, familjarëve dhe miqëve të kësaj familje të respektuar.
Isa Mustafa