![Mustafa e kritikon Qeverinë se nuk morri asnjë veprim për krizën energjetike Mustafa e kritikon Qeverinë se nuk morri asnjë veprim për krizën energjetike](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/12/Besian-Mustafa-2021-2.jpg)
Mustafa se partia e tij paralajmërimet për krizën energjetike i ka dhënë nga pranvera e vitit 2021, raporton Ekonomia Online.
“Në pranverë të vitit 2021 kur filluan të dalin dhe parashikimet e para që do të ketë krizë energjetike, e të cilat paralajmërime i dhanë dhe ekspertët, dhe ne si LDK duke dhënë edhe mundësi se si të dilet nga kjo krizë. Fatkeqësisht nuk ndodhi asnjëra, as nuk u ula TVSh-ja, asnjë bllok i KEK-ut nuk shkoi në remont”.
“Qeveria i injoroi të gjithë ekspertët vendor e ndërkombëtarë. Shpresuam që qeveria do të marr ndonjë veprim tjetër me ekspertët e saj, por nuk ndërmori asgjë. E gjithë Evropa po ballafaqohet me këtë krizë energjetike, por të gjithë kanë marr masa që të zbusin masat për qytetarët e saj, ndërsa Kosova nuk ka bërë asgjë. I vetmi veprim që kanë marr është shpallja e gjendjes emergjente”.