Votimi i propozim rezolutës së dalë nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike është shtyrë për një seancë tjetër për shkak të mungesës së vendimmarrjes.
Deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë marrë pjesë në votim.
Ndaj këtij veprimi ka reaguar, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa.
Ky i fundit ka shkruar në Facebook se deputetët e pushtetit nuk e votuan rezolutën që të mos rriten çmimet e energjisë elektrike.
Postimi i plotë i Mustafës:
Deputetët e pushtetit NUK e votuan rezolutën që të MOS rriten çmimet e energjisë elektrike!
Kanë harruar që kanë kërkuar votë për t’i mbrojtur qytetarët, e jo për t’ua vështirësuar e pamundësuar jetën me çmime të larta të energjisë, bukës, miellit, vajit, naftës, etj.