Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu ka thënë para mediave se inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani është pyetur rreth ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale.
Por ajo nuk ka dhënë detaje veçse ka theksuar se Ramadani i është përgjigjur ligjërisht ftesës dhe e ka përfunduar procesin intervistues.