Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka reaguar lidhur me pretendimet e medieve serbe kinse Turqia ka nisur kamionë me armatim në drejtim të Kosovës.
Musliu me anë të një shkrimi i Facebook është shprehur se “Serbia duke sulmuar Kosovën, po sulmon edhe Turqinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut”.
Postimi i plotë:
Serbia ka eskaluar – duke sulmuar Kosovën, ajo po sulmon edhe Turqinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë Veriore
Të gjitha mediet e Serbisë, me kryeredaktor Aleksandar Vuçiqin, tashmë, duke dashur që ta sulmojnë Kosovën, po e sulmojnë edhe Turqinë.
Sipas tyre, shërbimet sekrete serbe “paskan” të dhëna se, 11 kamionë plot me armatim janë nisur nga Turqia për Kosovën.
Por, shërbimet sekrete serbe, e kanë gëlltitur një informacion të rremë dhe nga ajo e kanë prodhuar një rrenë tjetër.
Në rrjete sociale ka qarkulluar një një fotografi e kamionëve ushtarakë turq, ku ka pasur edhe komente të shqiptarëve. Dhe, serbët janë dridhur dhe kanë krijuar sulm informativ, duke dashur që ta godasin Kosovën dhe Turqinë.
Kombinacion dezinformatash!