Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, pyet se çka ka ndodhur me Fondin e Sigurisë, të themeluar nga Qeveria.
Para disa muajve, pas nisjes së luftës në Ukrainë, Qeveria e Albin Kurtit themeloi Fondin e Sigurisë, në të cilin ftuan qytetarët që të kontribuojnë.
Shuma e parave të mbledhura në atë fond është vendosur të mbahet sekret për ata që ftohen të kontribuojnë.
Deputetja e opozitës pyet se cka po ndodh me fondin, që së fundmi ka dalë prej temave kryesore në vend.
“Nime çka po ndodhe me “FONDIN E SIGURISE” ? A mundet najkush me na tregu najsen?”, ka shkruar Musliu në Facebook.
Kryeministri Kurti disa herë është pyetur për shumën e mbledhur që supozohet të përdorët për ngritjen e sigurisë në vend. Ai nuk ka pranuar të përgjigjet saktësisht me shifra.