Është hera e dytë që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërhyrjet e saj është duke i kryer në spitale private.
Për këtë veprim Osmani është akuzuar nga opozita për mosbesim ndaj spitaleve publike në vend.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe analisti Imer Mushkolaj.
Përmes një postimi Mushkolaj thotë se presidentja, e cila gojën e ka plot transparencë, fshihet prej qytetarëve që i udhëheq.
“Herën e parë në Turqi, e tash në Prishtinë, Vjosa Osmani u përpoq të mos i bëjë publike ndërhyrjet kirurgjikale. Presidentja, e cila gojën e ka plot transparencë, fshihet prej qytetarëve që i udhëheq. Marrëzi.”, ka shkruar analisti Mushkolaj.