Home Ballina Mushkolaj e cilëson “skandaloz dhe tendencioz” shefin e BE-së pasi përdori termin “Kosovë Jugore

Mushkolaj e cilëson “skandaloz dhe tendencioz” shefin e BE-së pasi përdori termin “Kosovë Jugore

0

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka kritikuar Shefin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, pasi që ky i fundit ka përdorur “Kosovë Jugore” në një postim të tij në rrjetin social Twitter.

Në postimin e tij, Shefi i BE-së ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e tjerë, po bënte një vizitë drejt jugut të Kosovës.

Në anën tjetër, Mushkolaj ka thënë se përdorimi i termit “Kosovë Jugore” është problematik në konotacionin politik, teksa ambasadorin e BE-së e ka quajtur “skandaloz dhe tendencioz”.

“Pasi ia futi kot javën e kaluar, duke thënë se ishte rritur numri i incidenteve ndëretnike në Vushtrri, ambasadori i BE’së në Kosovë sot e paska zbulu termin “Kosovë Jugore”, që është shumë problematik në konotacionin politik. Një ambasador skandaloz dhe tendencioz”, ka shkruar Mushkolaj.

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka publikuar një fotografi nga autobusi bashkë me ambasadorë të tjerë rrugës për të vizituar jugun e Kosovës.

Szunyog ka thënë se vizita ka për qëllim të dëshmojë nga afër kontributin e BE-së në zhvillim ekonomik.

Postimi i Mushkolajt:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=5100264423391234&id=100002231801764

Exit mobile version