Home Sport Muriqit i rikthehet buzëqeshja: Dita e parë në shtëpi

Muriqit i rikthehet buzëqeshja: Dita e parë në shtëpi

0
Muriqit i rikthehet buzëqeshja: Dita e parë në shtëpi

Vedat Muriqi e kaloi një periudhë të vështirë në javët e fundit, mbi të gjitha kur nuk arriti t’i kalonte vizitat mjekësore në Club Brugge.

Por, duket se këto ditë të errëta kanë marrë fund për sulmuesin kosovar.

Së fundmi, 28 vjeçari u bë lojtar i Mallorcas, me të cilën nënshkroi kontratë pesëvjeçare.

E përfaqësuesi kosovar i është bashkuar ekipit spanjoll në stërvitje.

Prizrenasi po ndihet mjaft mirë në klubin nga La Liga.

“Dita e parë në shtëpi”, ka shkruar ish-futbollisti i Fenerbahçes në llogarinë e tij në “Twitter”.

ᴘʀɪᴍᴇʀ ᴅíᴀ ᴇɴ ᴄᴀsᴀ🏠👹 pic.twitter.com/orRqWPE6cU— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) July 26, 2022

Muriqi e kishte kaluar një gjysmë sezoni mjaft pozitiv në Mallorca, ku ishte huazuar nga Lazio, duke i realizuar 5 gola, ndërsa i kishte bërë edhe 3 asistime në 16 ndeshje.

Tash, ai është i vendosur ta ketë një eksperiencë edhe më pozitive në klubin ishullor.

Për të, interesim kishin shfaqur edhe Galatasaray në Turqi dhe Hull City në Angli, por ai vendosi të rikthehet aty ku e duan të gjithë.

Exit mobile version