Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se si shtet është fat i madh, që po tejkalohet më së liri dhe lehti në rajon kjo krizë me energji elektrike.
Sipas Muratit të gjitha shtetet tjera fqinjë, kanë ndarë buxhetin më të lartë për këtë çështje.
Ai ka shtuar se në vend kanë arritur të mbajnë tarfiat më të ulëta se shtetet tjera.
Kujtojmë se në vend tanimë nga krerë të shtetit kanë ardhur paralajmërime se dimri s’do të jetë i sigurt sa i përket furnizimit me energji elektrike.
Madje, dje bëri bujë një deklaratë e ministres Artane Rizvanolli e cila kërkoi nga qytetarët që si masë për këtë çështje, “t’i izolojnë shtëpitë”.