Home Ballina Murati: Ekonomia e Kosovës po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme

Murati: Ekonomia e Kosovës po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme

0
Murati: Ekonomia e Kosovës po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ekonomia e Kosovës është duke treguar qëndrueshmëri të jashtëzakonshme.

Murati ka prezantuar disa pika që sipas tij dëshmojnë se ekonomia e Kosovës është zgjeruar edhe në tremujorin e dytë të vitit 2022.

“Përkundër sfidave të vazhdueshme globale, ekonomia e vendit tonë po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme duke vazhduar zgjerimin edhe në tremujorin e dytë të këtij viti. Kjo vërehet edhe në trendin e qarkullimit të bizneseve në vend”, ka shkruar Murati në llogarinë e vet në Facebook.

Postimi i plotë i Muratit:

Përkundër sfidave të vazhdueshme globale, ekonomia e vendit tonë po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme duke vazhduar zgjerimin edhe në tremujorin e dytë të këtij viti. Kjo vërehet edhe në trendin e qarkullimit të bizneseve në vend.

Si qeveri:

✅ kemi zhvilluar fushatën e vaksinimit më efektiven në rajon, gjë që ka mundësuar heqjen më të shpejtë të kufizimeve dhe hapjen e tërësishme të ekonomisë

✅ kemi subvencionuar çmimin e energjisë elektrike, gjë që mundëson bizneset tona të jenë më konkurrente dhe të rrisin eksportin

✅ kemi mbështetur prodhuesit në zgjerimin e kapaciteteve të tyre, duke subvencionuar 20% të vlerës së kredisë investuese

✅ kemi rritur subvencionet në bujqësi duke trefishuar mbështetjen për grurin e duke rritur mbështetjen për produktet e kulturat tjera

✅ kemi miratuar e shpërndarë pako masash, më shumë se cilado qeveri tjetër, për të mbështetur familjet në nevojë e rritur fuqinë e tyre blerëse

E shumë e shumë masa e veprime tjera, çdoherë në shërbim të mbështetjes së ekonomisë e bizneseve për të rritur prodhimin, eksportet e punësimin.

Exit mobile version