Home Lajme Mungesë e librave shqip në shkollat e mesme në luginë të Preshevës

Mungesë e librave shqip në shkollat e mesme në luginë të Preshevës

0
Mungesë e librave shqip në shkollat e mesme në luginë të Preshevës

Për nxënësit e shkollave fillore është zgjidhur problemi, por nxënësit e shkollave të mesme në Luginë të Preshevës përballen me mungesë të librave shqip. Këtë e pohojnë profesorët e tyre të cilët thonë  se e kanë ngritur zërin por kanë hasur në rezistencë të fortë nga Ministria e Arsimit në Serbi.

Në Kosovë jo por në Luginë të Preshevës mësimi në shkollat fillore ka nisur si asnjëherë tjetër. Mësimdhënësit e mbi katër-mijë nxënës të shkollave fillore, kanë nisur mësimin me libra shqip, financim i Qeverisë së Kosovës.

Për shkollat fillore është bërë zgjidhje, por jo edhe për nivelin e mesëm.

“Sidomos lëndët profesionale por edhe të gjuhëve, sidomos të gjuhës shqipe edhe gjeografisë, historisë, këto mësohen me planprogram të Serbisë”, ka thënë Hysamedin Ahmeti, Profesor në Preshevë.

Hysamedin Ahmeti, Profesor në Preshevë

Profesori në shkollën teknike në Preshevë  ka thënë se janë përpjekur ta ndryshojnë këtë realitet por pa sukses.

“Kemi pasur kërkesa të shumëherta por fatkeqësisht ata thonë që ju duhet me punu me plan të Serbisë. Kjo përgjigje ka qenë e Ministrisë së Arsimit të Serbisë”, ka shtuar  Hysamedin Ahmeti, Profesor në Preshevë.

Për këtë çështje është e njoftuar edhe ministrja e Arsimit në Kosovë, por pa përgjigje mbi zgjidhjen e problemit.

“E kemi kuptuar përsëri me shqetësim që nxënësit e shkollave të mesme vazhdojnë të ballafaqohen me sfida sa i përket mungesës së teksteve. Gjithsesi bashkëpunimi jonë do të vazhdoj edhe më tutje”, ka theksuar Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Bashkëpunimi mund të vazhdoj por aktivistë nga Lugina thonë se çështja e librave është kryekëput problem politik. Belgzim Kamberi nga Këshilli për Të Drejtat e Njeriut, kanë treguar  se sidomos librat e historisë dhe gjeografisë për shkak të problemit me Kosovën për Serbinë janë barrierë e pakalueshme.

“Për zgjidhjen e kësaj problematike është vështirë të parashikohet pa normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovë dhe Serbisë në dialogun e Brukselit apo në ndonjë dialog tjetër”,  është shprehur Belgzim Kamberi, nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut (KDNJ).

Belgzim Kamberi, nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut (KDNJ)

Kamberi këshillon që Kosova të insistojë në marrëveshjen për njohjen e diplomave e po ashtu të ofrojë bursa posaçërisht për nxënësit e shkollave të mesme në Luginë. /TV Dukagjini/

Exit mobile version