Home Ballina Muja thotë se paga minimale do të kalonte edhe pa votat e Listës Serbe

Muja thotë se paga minimale do të kalonte edhe pa votat e Listës Serbe

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e opozitës se votat e Listës Serbe ishin vendimtare që të kalohej Projektligji për pagën minimale.

“Paga minimale: 74 deputetë kanë marrë pjesë në votim për pagën minimale, 68 vota ishin për. LV-ja paraprakisht kishte siguruar kuorumin dhe votat për kalim të ligjit. Kur opozita e kanë parë që e kemi kuorumin edhe pa Listën Serbe, ata kanë qëndruar në sallë, pikërisht që t’ia japin një këso spin-i se kinse Lista Serbe ishte vendimtare. Gënjeshtër e qartë, dhe sigurisht plan i ligë, që dështoi. Edhe pa votat e Listës Serbe do të kalonte”, ka shkruar Muja në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=375400411240251&id=100063108857106

Exit mobile version