Home Lajme Botë Muaj pas muaji| Si filloi dhe çfarë ndodhi gjatë luftës në Ukrainë më 2022

Muaj pas muaji| Si filloi dhe çfarë ndodhi gjatë luftës në Ukrainë më 2022

0
Shkurt: Fillon pushtimi

Rusia filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Luftimet e ashpra shpërthyen në Ukrainën veriore ndërsa dhjetëra mijëra trupa ruse u përpoqën që të marrin kryeqytetin ukrainas. Mercenarët e Wagner thuhet se janë ridislokuar nga Afrika për të vrarë presidentin ukrainas.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky filmoi veten duke ecur nëpër rrugët e Kievit.

“Unë jam këtu. Nuk do të lëmë asnjë armë”, thoshte Zelensky në videon e parë pas fillimit të sulmeve në Ukrainë.

Ish-komediani, tash president mblodhi ukrainasit dhe botën pas tij.

BE hap dyert e saj për qindra mijëra refugjatë nga Ukraina. Ata u vendosën në vendet fqinje si Poloni, Hungari dhe Rumani.

Kombet e Bashkuara dënuan në mënyrë të ashpër agresionin e Rusisë, ndërsa Perëndimi vendosi sanksione ndaj Moskës.

Mars: Masakra në Bucha

Valët e goditjes nga pushtimi rus tashmë kishin filluar të ndjehen në gjithë botën .

Çmimet e ushqimeve dhe energjisë u rritën ndërsa vëmendja kthehet tek ndikimi më i gjerë i luftës. Kishte shqetësime për koston e jetesës në perëndim, ndërkohë siguria ushqimore filloi të bëhej një shqetësim në vendet e ndryshme.

Forcat ruse ndeshen me rezistencë kokëfortë rreth Kievit dhe avancimi i tyre fillon të përçahet dhe ngec. Kolonat e tankeve dhe automjeteve ushtarake bllokojnë rrugët, ndërsa logjistika dhe komunikimet ushtarake prishen. Disa komandantë të lartë rusë vriten duke u përpjekur të kontrollojnë se çfarë po ndodh në front.

Krimet e luftës filluan të shfaqeshin kur forcat ruse u larguan nga zonat përreth Kievit. Qindra trupa civilësh u gjenden në varreza masive në Bucha. Shumë prej tyre u lidhën dhe u qëlluan nga një distancë e afërt, ndërsa te të tjerët u panë shenja torture dhe përdhunimi.

Por shtytja e Rusisë për të kapur kryeqytetin ukrainas ka dështuar, tani për tani.

Prill: Një fazë e re e luftës

Një sulm me raketa ruse godet një stacion treni në Kramatorsk  më 8 prill, duke vrarë të paktën 50 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë dhe duke plagosur më shumë se 100 persona. Sipas zyrtarëve ukrainas shumica prej tyre po përpiqeshin të evakuoheshin.

Pas kësaj Moska nis një ofensivë të re drejtë lindjes për të pushtuar rajonet Donetsk dhe Luhansk.

Rusia pësoi një goditje zë madhe. Anija e flotës ruse të Detit të Zi “Moskava” u fundos nga një raketë ukrainase, kështu Moska humbi prestigjin ushtarak dhe detar.

Autoritetet nuk dinin asgjë në lidhje me viktimat midis ekuipazhit prej 500 personash të anijes.

Ndërsa OKB njofton se deri në fund të prillit rreth dy të tretat e fëmijëve të Ukrainës janë zhvendosur nga lufta.

Maj: Kërkohet zgjerimi i NATO-s

Suedia dhe Finlanda, të lidhura ngushtë me NATO-n, por jo zyrtarisht pjesë e organizatës kërkojnë që të iu bashkohen aleancës veri-atlantike. Megjithatë u paraqiten kundërshtime politike nga Turqia dhe Hungaria, e cila vazhdon edhe sot.

Presidenti rus Vladimir Putin ka përmendur zgjerimin e NATO-s si një nga arsyet kryesore për pushtimin e Ukrainës, por duket se pushtimi ka pasur efektin e kundërt të forcimit të aleancës ushtarake perëndimore.

Më 9 maj, Rusia mban paradën e saj vjetore të Ditës së Fitores për të shënuar humbjen e nazizmit të BRSS në Luftën e Dytë Botërore.

Luftëtarët në fabrikën e çelikut Azovstal, rezistenca e fundit ukrainase në Mariupol, ngritën flamurin e bardhë, pas qëndrimit për disa javë apokaliptike në kompleksin industrial sovjetik, lufta e tyre e ashpër u vëzhgua nga bota.

Më 15 maj, Ukraina fiton konkursin e këngës në Eurovizion.

Qershor: 100 ditë luftë

Tashmë kanë kaluar 100 ditë lufte. Dhjetëra mijëra të vdekur, miliona të tjerë të larguar nga shtëpitë e tyre, ndërsa vendet historike dhe kulturore të Ukrainës janë shkatërruar nga luftimet.

Markat e njohura kishin filluar që të largoheshin nga Rusia. Ekspertet vlerësonin se sanksion e larta dhe largimet e kompanive gjigante po e dobësonin ekonominë ruse.

Por Rusia nuk është e vetmja që po lufton. Një krizë globale ushqimore preku edhe pjesën tjetër të botës, për shkak të mungesës së drithërave që sigurohej nga Ukraina.

OKB parashihte se deri në 181 milionë njerëz në 41 vende mund të përballen me pasiguri ushqimore dhe uri të plotë.

Në fund të qershorit forcat ukrainase rimarrin ishullin e gjarpërinjve, një ishull i vogël në brigjet e Ukrainës jugore në Detin e Zi.

Korrik: Përparimet ruse në lindje

Qyteti i fundit në rajonin lindor të Luhanskut bie nën pushtimin rus. Forcat luftarake të Ukrainës përqendrohen në mbrojtjen e Donetskut dhe Donbasit.

Donbasi, një rajon shumë i industrializuar në Ukrainën lindore, është bërë vendi i betejës më të madhe në Evropë në breza.

Inflacioni arrin nivelet më të larta rekord në Eurozonë, euro dhe dollari arrijnë të barazohen.

Në përpjekje për të rritur presionin mbi Evropën, Rusia mbyllë tubacionet e gazit Nord Stream. Evropa fillon të ndjejë fikën për krizën e energjisë gjatë dimrit.

Ukraina dhe Rusia bien dakord për një marrëveshje historike që lejon eksportimin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi. Është një përparim i madh që synon lehtësimin e krizës globale të ushqimit.

Raketat HIMARS nga SHBA fillojnë të godasin depot ruse të municioneve, logjistikën dhe sistemet e komandës dhe kontrollit.

Gusht: Ndalohet eksporti i gazit në Evropë

Forcat ukrainase janë akuzuar nga Amnesty International (AI) se po vënë në rrezik civilët, duke u vendosur në ndërtesa banimi, shkolla dhe spitale. Këto akuza nxitën një reagim të ashpër nga Kievi.

Baza ajrore Saki, që gjendet në Krime së kontrolluar nga rusët, u godit nga një sërë shpërthimesh të martën, më 9 gusht, duke lënë të vrarë një person.

Ukraina dhe Rusia kanë kohë që janë duke luftuar për termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia. Por shefi i OKB-së Antonio Guterres thotë se dyshja duhet të ndalojë “sulmet e tyre vetëvrasëse” në centralin bërthamor, duke thënë se të dyja palët duhet t’i japin fund luftimeve atje.

Më 20 gusht analistja politike Daria Dugina, vajza e Aleksandar Dugin, i njohur si “truri i Putinit”, vdes pas shpërthimit të makinës së saj në periferi të Moskës

Rusia ka ndalur furnizimet me gaz për në Evropë më 31 gusht, derisa janë rritur shqetësimet se Moska po zvogëlon dërgesat e gazit për t’iu bërë presion shteteve perëndimore. Çmimet filluan të rriten menjëherë.

Shtator: Mobilizim

Ukraina nis një kundërofensivë të shpejtë në rajonin e Kharkiv, duke dërguar njësitë ruse në tërheqje.

Zelensky ngriti flamurin ukrainas në qytetin e çliruar Izium më 14 shtator. Qytet ky i pushtuar nga Rusia për gjashtë muaj, ishte një fitore e madhe strategjike për Ukrainën.

Ndërsa Putin njoftonte për një “mobilizim të pjesshëm” të 300,000 trupave për të luftuar në Ukrainë, duke shkaktuar një fluturim masiv të rusëve që ikin nga rekrutimi në Gjeorgji dhe Kazakistan.

SHBA pretendon se “qindra mijëra” qytetarë ukrainas po depërtohen me forcë në Rusi.

Pothuajse 1,200 protestues arrestohen në qytete anembanë Rusisë pas thirrjes. Shumë nga këto demonstrata ishin në zonat e populluara nga pakicat etnike të Rusisë, të cilët pretendojnë se janë në shënjestër.

Rusia anekson zyrtarisht Donetsk, Kherson, Luhansk dhe Zaporizhzhia më 30 shtator. Në një lëvizje të quajtur si të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, Putin thotë se rajonet e aneksuara do të jenë pjesë e Rusisë “përgjithmonë”.

Tetor: Sabotim

Një shpërthim i madh në një urë që lidh Rusinë dhe Krimenë, e cila shërben edhe si një rrugë kryesore furnizimi për forcat e Moskës që luftojnë në Ukrainë, ndodh një ditë pas ditëlindjes së Putinit.

Kievi nuk merr përgjegjësinë për shpërthimin, megjithëse Rusia tregon për “terrorin ukrainas”. Kjo konsiderohej një goditje tjetër ndaj  Rusisë.

Rusia fillon të bombardojë infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke ndërprerë energjinë dhe ngrohjen përpara dimrit.

Sipas një raporti të UNICEF të publikuar në tetor, lufta në Ukrainë dhe inflacioni në rritje thelloi në varfëri katër milionë fëmijë të tjerë.

Nëntor: Çlirohet Khersoni

Trupat ukrainase çlirojnë Khersonin më 11 nëntor.

Qyteti port në jug të Ukrainës, dikur shtëpia e 250,000 njerëzve, ishte një nga të parët që ra në duart e forcave ruse, gjatë ditëve të para të luftës. Zyrtarët paralajmëruan për një fatkeqësi humanitare të shpalosur në rrënojat e bombarduara.

Në nëntor, Polonia u godit nga raketat në afërsi të kufirit me Ukrainën, ku dhe u vrau dy persona. Rezulton se shpërthimi vdekjeprurës u shkaktua nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase .

Inflacioni në Evropë fillon të lehtësohet, por ai është ende në shifra dyshifrore, duke arritur në 10% në nëntor. Rusia shpreson se rritja e çmimeve të konsumit dhe valët e reja të refugjatëve ukrainas do të gërryejnë vendosmërinë e liderëve evropianë.

NATO premton të pranojë Ukrainën në aleancën perëndimore, megjithëse ka dyshime të konsiderueshme se kur do të lejohet të bashkohet Kievi.

Dhjetor: Ukraina sulmohet edhe në ditën e fundit të 2022-ës

Zelensky shkon në SHBA, kjo është vizita e tij e parë shtetërore jashtë vendit që nga fillimi i luftës.

Duke thënë se Ukraina “nuk do të jetë kurrë vetëm “, ​​presidenti amerikan Joe Biden premton të dërgojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot për të ndihmuar Ukrainën të shmangë sulmet ruse në infrastrukturën e saj energjetike.

SHBA-ja kishte hezituar t’i jepte Ukrainës këtë armë me rreze të gjatë për shkak të frikës së ndezjes së tensioneve me Rusinë. Moska paralajmëron Uashingtonin për dërgimin e më shumë armëve në Kiev.

Në ditën e Krishtlindjes, Putin pretendon se Rusia është “gati për të negociuar” me Ukrainën – një kërkesë e përjashtuar nga udhëheqësit në Ukrainë. Presidenti rus përdor publikisht fjalën “luftë” për t’iu referuar pushtimit të vendit të tij për herë të parë.

Në natën e Viti të Ri, disa shpërthime dëgjohen në kryeqytetin ukrainas, Kiev, teksa sirenat për sulme ajrore janë lëshuar në mbarë vendin për shkak të sulmeve ruse.

Sulmet e reja vijnë dy ditë pasi Rusia nisi një prej sulmeve më të mëdha ajrore ndaj Ukrainës, që nga nisja e luftës./Demokracia/

Exit mobile version