Ministria e Punëve të Brendshme, ka shpallur tender për furnizim me një divan për nevoja të institucionit.
Për blerjen e këtij divani, kjo ministri ka shpenzuar gati 900 mijë euro.
Në dosjen e tenderit s’jepen detaje për arsyen e blerjes, vetëm përshkruhen karakteristikat që operatori ekonomik duhet t’i përshtasë.
“Furnizim me një divan cilësor me dimensione 2.55 m i gjate ndërsa thellësia 1.26 m, lartësia 0.89 m, ngjyre e kaltër e mbyllte me material plish (manoli 79) këmbët e divanit nga metali”, thuhet në dosje.
Fituese e këtij tenderi është shpallur “LESNA ING AF”.
Kontrata është nënshkruar të enjten. /Lajmi.net/