Home Sport Mourinho e dëshiron te Roma lojtarin e Barcelonës

Mourinho e dëshiron te Roma lojtarin e Barcelonës

0
Mourinho e dëshiron te Roma lojtarin e Barcelonës

Jose Mourinho ka filluar të bëjë planet për merkaton e verës.

‘Special One’ nuk ka bërë sezonin më të mirë të mundshëm me Romën dhe tani duhet të mendojë për përforcimet që do ta bënin skuadrën e tij më kompetitive sezonin e ardhshëm.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Mourinho dëshiron ta afrojë në ‘Olimpico’ lojtarin e Barcelonës, Abde Ezzalzouli

Roma po planifikojnë të nisin një ofertë prej 10 milionë eurove për 20 vjeçarin e ‘Blaugranave’. Barca mund të jenë të hapur për këtë lëvizje.

Abde nuk ka gjetur minuta në skuadrën e Xavi Hernandez, por shkëlqente me skuadrën B.

Nëse Barcelona vendos ta shesë kartonin e Abde, ata pritet të vendosin një klauzolë për mundësinë e blerjes mbrapsht.

Exit mobile version