Home Ballina ‘Mos ma shtyj, nuk po e du’: Molliqaj vazhdon konfrontimin me kryetarin e bordit të ZRrE-së

‘Mos ma shtyj, nuk po e du’: Molliqaj vazhdon konfrontimin me kryetarin e bordit të ZRrE-së

0
‘Mos ma shtyj, nuk po e du’: Molliqaj vazhdon konfrontimin me kryetarin e bordit të ZRrE-së

PSD ka vazhduar aksionin te zyrja e rregullatorit për energji, derisa kanë kërkuar vendimin e plotë për rritjen e çmimit të rrymës që ka dalur nga mbledhja e fundit.


Në këtë aksion ka arritur edhe policia, të cilët biseduan me kryetarin Dardan Molliqaj, ku kërkuan lirimin e hapësirës, pasi ata do shkonin për të folur me kryetarin e bordit të ZRrE’së, Ymer Fejzullahun.

E për këtë ka reaguar Molliqaj, që i tregoi policisë arsyen pse PDS ka bërë këtë aksion.

”Ne kemi ardhë me kërku publikin e raportit të ZrrE’së, i ftuam zyrtarët ata thanë që ekziston e pastaj thanë është duke u shkruar, ai vendim është publik, dhe na po duam ta kemi atë ose ta japin të shkruar ose t’u përgjigjen pyetjeve. Ne kemi pyetje sa është fitimi i KEDS prej këtyre rritjeve, si ndahen subvencionet nga Qeveria” tha Molliqaj.

Pas kësaj ka dalë kryetari i bordit të ZrrE’së, i cili i dha vendimin por Molliqaj tha se nuk po e kërkonte atë, por po kërkonte raportin nga mbledhja e fundit.

‘’Nuk është kjo edhe mos më shtyj se nuk po du me e pranu’’, i tha Molliqaj Fejzullahut, derisa ai tha se PSD nuk është e interesuar ta lexoj, dhe do ia sjell vendimin.

Policia për momentin është futur në zyrën e Fejzullahut, derisa janë parë duke qëndruar e biseduar.

Për këtë Molliqaj tha se tregon se si policia po vepron duke u koordinuar me bordin, e jo si duhet sipas rendit.

Exit mobile version